Një ndër shërbimet kryesore që ofron, koleksion.al, është regjistrimi i çdokujt si shitës dhe hapja e një dyqani personal online dhe ku secili të mund të menaxhojë vetë shitjen e antikuareve apo punimeve artistike të tij. Pra të gjithë aktivitetin e menaxhon vetë shitësi tek dyqani i tij personal dhe për shërbimin e ofruar shitësi do të abonohet për të paguar një tarifë fikse mujore. Por në rast se çdokush nga ju nuk mund ta bëjë personalisht këtë, ne jemi këtu me ndërmjetësimin tonë profesional, pra ne shesim antikuaret apo punimet e juaja për ju. Pra ne bëjmë listimin dhe shitjen e objekteve tuaja dhe gjithashtu dhe dërgimin e porosisë. Pagesën e merni ju dhe për shërbimin e kryer paguani një komision prej 10% të totalit të shitjes. Jemi të hapur për çdolloj bashkëpunimi.