Koleksione ofron kete faqe interneti për arsye informimi dhe marketingu. Duke perdorur
koleksione.al, ju bini dakord me këto kushte. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull
ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti. Ju lutemi lexojini ato me
kujdes.

1-Përdorimi i lejuar i faqes së uebit
Përdoruesi merr përsipër të përdorë në mënyrë të duhur faqen e uebit në përputhje me këto
Terma dhe Kushte të Përdorimit dhe ligjin ne fuqi.

2-Ligji i Zbatuar dhe Krimi Konbatues
Këto terma dhe kushte të përdorimit rregullohen ekskluzivisht me ligjin Shqiptar ("Ligji i
Zbatueshëm"). Cdo mosmarrëveshje në lidhje me këto Terma dhe Kushte të Përdorimit të
Uebit rregullohet me Ligjin në fuqi. Përdorimi i kësaj faqe uebi nënkupton pranimin e Ligjit
në fuqi. Koleksione, në përputhje me rregulloret në lidhje me përpunimin e të dhënave
personale, merr përsipër të ruajë numrin IP të përdorur nga Përdoruesi për të hyrë dhe
perdorur funksionet dhe përmbajtjen e faqes së uebit. Koleksione siguron gjithçka që është
e nevojshme për të bashkëpunuar me autoritetet kompetente, sidomos me Shërbimin
Informativ të Shtetit.

3-Permbajtja
Gjithë përmbajtja, informacioni dhe shërbimet e faqjes ofrohen në "gjendjen në të cilën
ndodhen" pa garanci të çfarëdo lloji. Termi “Përmbajtje” përfshin pa kufizim, të dhëna tekst,
fotografi, video, audio, dokumente, artikuj. Për qëllimet e kësaj Marrëveshje, “Permbajtja”
gjithashtu përfshin të gjithë Përmbajtjen e Përdoruesit (siç përcaktohet më poshtë). Në
veçanti, faqja ofrohet nga kompania "kështu siç është". Kompania nuk lëshon asnjë garanci
në lidhje me funksionimin e faqes apo saktësinë, plotësinë, besueshmërinë e përmbajtjes.
Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e
internetit të jetë pa gabime.

4-Menaxhimi i faqes
Menaxhimi i faqes është pronësi ekskluzive e kompanisë Koleksione. Përdoruesi e ka të
ndaluar të redaktojë dhe/ose të ndryshojë përmbajtjen e Faqes, të përdorë software ose
pajisje për të ndërhyrë ose të tentojë të ndërhyjë në mënyrë elektronike ose me dorë në
funksionimin ose funksionalitetin e faqes, ndër të tjera sjellë si shembull, të ngarkojë ose të
vërë në dispozicion fotografi që përmbajnë të dhëna të korruptuara apo viruse me anë të
çdo mjeti.

5-Aksesueshmëria e faqes
Koleksione nuk garanton qasje te perhershme ne faqen ueb. Ne kemi te drejte per te
mbyllur faqen ueb per periudha kohore dhe per arsye te mirembajtjes se zakonshme.
Ndërprerjet e shërbimit dhe vonesat mund të ndodhin në çdo kohë.

6-Rregullat e sjelljes
Ju nuk duhet të përdorni këtë faqe në ndonjë mënyre që mund t’i sjellë dëme faqes sonë
ose mënyra të cilat mund të jenë të dëmshme, jashtëligjshme, apo të përbëjnë mashtrim.
Si kusht të përdorimit, ju premtoni se nuk do ta përdorni shërbimin për ndonjë qëllim që
është i ndaluar në Kushtet e Përdorimit. Ju jeni përgjegjës për të gjithë veprimtarinë tuaj në
website. Ju jeni veçanërisht të kufizuar nga të gjitha këto veprimtari:
• duke përdorur këtë faqe ueb në ndonjë mënyrë që është ose mund të jetë e dëmshme për
këtë Website;
• duke përdorur këtë faqe në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi, ose në ndonjë
mënyrë mund të shkaktojë dëm në faqen e internetit, ose tek çdo person ose subjekt
biznesi;
• duke përdorur këtë faqe ueb për t'u angazhuar në ndonjë reklamim apo marketing.
• të lejoni një palë të tretë, të ndërmarrë ndonjë veprim ose ngarkojë, shkarkojë,
shpërndajë përmbajtjen nëpërmjet ueb faqes.
• të dëshifroni, ose të mundoheni për të nxjerrë ndonjë kod të faqes ueb.
• Përfshin dokumentin e identifikimit të dikujt apo informacione financiare.

7-Lidhjet e jashtme me faqe të palëve të treta
Është e rëndësishme për ju që të merrni parasysh se kjo faqe interneti permban lidhje të
jashtme me faqe të tjera. Koleksione nuk ka kontroll mbi keto faqe dhe per kete arsye nuk
eshte pergjegjese per permbajtjen e tyre. Kjo faqe interneti mund të përmbajë iFrames me
përmbajtje nga faqe interneti të tjera apo nga faqe interneti të palëve të treta. Koleksione
nuk mban përgjegjësi për përmbajtjet e palëve të treta të paraqitura në iFrames.
Informacioni në fjalë i paraqitur është përgjegjësi vetëm e zotëruesve të atyre faqeve të
internetit.

8-Te Drejtat e Pronesise Intelektuale
Përdoruesi pranon që faqja e uebit dhe të gjithë programet kompjuterikë të përdorur në
lidhje me faqen e uebit ose në mbështetje të faqes së uebit (në tekstin e mëposhtë
"Softuer") mbrohen nga ligjet e zbatueshme për pronën intelektuale dhe / ose industriale.
Përdoruesi gjithashtu pranon dhe bie dakort që përmbajtja e raportuar në reklama ose
informacioni i paraqitur përdoruesit nga faqja e internetit ose nga reklamuesit mbrohen nga
rregullat e të drejtave të autorit, markave tregtare, patentave ose të drejtave të tjera të
pronësisë intelektuale dhe / ose industriale. Vetëm nëse autorizohet shprehimisht nga
Koleksione përdoruesi merr përsipër të mos modifikojë ose rregullojë në asnjë mënyrë
(qoftë falas ose për pagesë) dhe të mos shpërndajë, shpërndajë ose krijojë vepra bazuar
plotësisht ose pjesërisht në faqen e internetit ose në Softuer. Për të shmangur çdo dyshim,
përdorimi i teknologjive që lehtësojnë kopjimin e përmbajtjes së programit dhe Softuerit,
duke përfshirë, ndër të tjera, spider, spyware ose bots është i ndaluar. Të gjitha markat
tregtare, logot, emrat e tregtisë dhe veçoritë e tjera të çfarëdo lloji të përdorur në faqen e
internetit (mëposhtë referur "Karakteristikat"), janë në pronësi të Koleksione, pa paragjykim
për asnjë prani të shenjave, logove dhe markave të tjera që i përkasin palëve të treta (
përfshirë, por pa u kufizuar në, partnerë, furnitorë dhe klientë të mallrave ose shërbimeve)
dhe të përdorura nga Koleksione me lejen e tyre. Përdorimi i Karakteristikave nga
përdoruesi, në çfarëdo mënyre dhe për çfarëdo qëllimi, përfshirë riprodhimin në faqet e
tjera të internetit, është i ndaluar shprehimisht, pa lejen paraprake me shkrim të
Koleksione.

9-Privatesia
Koleksione është anagazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe
respektim të tyre. Informacionet personale të dhëna nga Përdoruesi në Faqe do të përdoren
në përputhje me dispozitat e parashikuara në Politikat e Privatesise. Çdo informacion ose
material tjetër i dërguar në këtë faqe me postë elektronike ose mjete të tjera do të
konsiderohen jokonfidenciale dhe nuk mbrohet nga e drejta e pronësisë intelektuale. Ne
theksojmë se transmetimi i të dhënave në Internet nepermjet komunikimeve elektronike
mund të ketë probleme sigurie. Mbrojtja e plotë e të dhënave nga qasja nga palët e treta
nuk është e mundur.

10-Ndryshimet në Kushtet e Përgjithshme
Per të gjitha të dhënat dhe informacionet e publikuara Koleksione rezervon të drejtën për ti
ndryshuar në varësi të kushteve dhe nevojave. Kompania gjithashtu rezervon të drejtën për
të modifikuar këto Kushte të Përgjithshme në çdo kohë pa paralajmërim. Përdorimi i
vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të
përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.

11-Si të na kontaktoni
Nese keni ndonje sygjerim rreth Termave dhe Kushteve te ketij uebi jeni te lutur te na
kontaktoni ne kete adrese e-maili: info@koleksion.al