Jeni koleksionist dhe pasioni juaj është të grumbulloni antikuare të ndryshme. Jeni kurioz dhe ju tërheq e Vjetra dhe misteret e saj. Jeni i dhënë pas dekorimit të ambjenteve tuaja me stilin e vjetër. Jeni artist dhe ju pëlqen e bukura. Tashmë nëpërmjet faqes, koleksion.al, ju mund të hulumtoni dhe blini antikuaret që dëshironi, pa pasur nevojë të shkoni nëpër tregtarë e dyqane të ndryshme. Qëllimi ynë është t’i japim një dimension tjetër të Vjetrës në Shqipëri dhe ajo të zërë më në fund vendin që meriton. Përveç antikuareve tona të mbledhura në vite, po shpresojnë në afrimin e shitësve të ndryshëm që dëshirojnë të shesin antikuaret e tyre. Gjithashtu ne shpresojmë të tërheqim dhe artistë të rinj e të vjetër, piktorë, skulptorë, grafistë, karikaturistë që dëshirojnë të shesin punimet e tyre pranë faqes, koleksion.al. Gjithashtu duam t’i japim një rëndësi të veçantë edhe prodhimeve të ndryshme artizanale shqiptare dhe janë të ftuar të kenë vendin e tyre, padyshim mjaft të rëndësishëm.
Pra mos humbisni kohë, hulumtoni kategoritë e ndryshme të dyqanit tonë dhe blini nga shtëpia. Porosia e bërë ju vjen me postë në shtëpi dhe pagesa bëhet në momentin që ju merrni porosinë. Ne padyshim që do punojmë fort që ju të ngeleni mjaft të kënaqur nga blerjet tuaja se në fund të fundit ky është një pasion që duhet shijuar……