Dërgojmë nga Tirana në Shqipëri, Kosovë, Evropë dhe në të gjithë botën

Fletëpalosje filmi “Bardhësi”, 1986

1.200 ALL

1 stok

Pagesë në dorëzim në Shqipëri
Paguani edhe online:
Kodi: EFE-0005
Kategoria:

Përshkrimi

Fletëpalosje origjinale e filmit artistik shqiptar me ngjyra “Bardhësi”, Kinostudioja “Shqipëria e Re”, Tiranë 1986.

  • Kopertina: portret i protagonistes dhe një helikopter në borë, me titullin me shkronja të kuqe.
  • Brenda: përmbajtja e filmit, i frymëzuar nga dimri i egër i vitit 1985. Rrëfen historinë e një vajze malësore që ka ardhur në Tiranë për një kurs ndihmësmjekësh dhe të një grupi pilotësh që nisen për një fluturim të vështirë drejt fshatrave të veriut. Ka edhe katër fotografi nga filmi.
  • Skenari: Dhimitër Xhuvani. Regjisor: Besim Kurti. Operator: Ilia Terpini (Artist i Merituar). Piktor: Astrit Tota. Kompozitor: Maksim Shehu. Drejtor filmi: Qirjako Bollano. Konsulent: Agim Nanaj.
  • Interpretojnë: Rabie Hyka, Fane Bita, Perika Gjezi, Benon Lopari, Mario Ashiku, Skënder Çala, Luan Hysa, Donika Kita, Ndrek Shkjezi, Fitnete Tiço, Brunilda Halluni, Halil Ferhati, Gjergji Nako.
  • Gjendja: e mirë, me shenja kohe, siç shihet në foto.

Të dhëna

Atribute Vlerë
Peshë 50 g