Dërgojmë nga Tirana në Shqipëri, Kosovë, Evropë dhe në të gjithë botën

Fletëpalosje filmi “Si gjithë të tjerët”, 1981

€16,67

2 stok

Pagesë në dorëzim në Shqipëri
Paguani edhe online:
Kodi: EFE-0004
Kategoria:

Përshkrimi

Fletëpalosje origjinale e filmit artistik shqiptar me ngjyra “Si gjithë të tjerët”, Kinostudioja “Shqipëria e Re”, Tiranë 1981.

  • Kopertina: portret i protagonistes, me titullin me shkronja të verdha.
  • Brenda: përmbajtja e filmit, për Vullnetin, një djalë i rritur në shtëpinë e fëmijëve që pas shërbimit ushtarak nis jetën e punës dhe krijon familjen e tij, dhe gjashtë fotografi nga filmi.
  • Skenari: Ruzhdi Pulaha. Regjisor: Spartak Pecani. Operator: Ilia Terpini (Artist i Merituar). Piktor: Bujar Luca. Kompozitor: Aleksandër Peçi. Drejtor i filmit: Naim Bardhi.
  • Interpretojnë: Edmond Topi, Matilda Makoçi, Tinka Kurti (Artiste e Popullit), Thimi Filipi (Artist i Merituar), Antoneta Papapavli, Bep Shiroka, Genti Malko, Ali Bega etj.
  • Gjendja: e mirë, me shenja kohe, siç shihet në foto.

Fotot tregojnë një nga ekzemplarët në dispozicion. Fletëpalosja që merrni është në gjendje të ngjashme.

Të dhëna

Atribute Vlerë
Peshë 50 g