Tashmë nëpërmjet butonit Jepni Ofertë – Ju keni mundësi që të jepni propozimin tuaj, ose ofertën tuaj për objektin që dëshironi të bleni nga dyqani i koleksioneve, koleksion.al. Për të përdorur këtë mundësi shtypni butonin Best Offer dhe pas kësaj ju fillimisht duhet të regjistroheni në faqen, koleksion.al. Regjistrimi është falas dhe mjaft i thjeshtë.

Më pas mund të jepni ofertën tuaj për objektin që keni interes, p.sh. në rastin e dhënë çmimi i objektit është 1200 lek, ju mund të jepni një ofertë më të ulet se çmimi ekzistues dhe që juve ju duket i leverdisshëm, p.sh. mund të ofertoni, 500, 800, apo 1000 lek.Pra fillimisht jepni sasinë, më pas ofertën tuaj dhe më pas shtypni butonin Paraqit Ofertën.

Në vazhdim duhet të prisni vendimin e administratorit apo shitësit të dyqanit nëse do ta pranojë ofertën tuaj, ta rerfuzojë apo të japë një kundërofertë. Vendimi ju vjen në email-in tuaj që përdorët për tu regjistruar. Në rastin e pranimit të ofertës tuaj që ju vjen në emailin tuaj, proçedoni pastaj me pagesën duke shtypur butonin Click to Pay. Në rastin e refuzumit të ofertës mund të jepni një ofertë më të lartë. Në rastin se admin ju sjell kundërofertë, pastaj varet nga ju nëse do ta pranoni apo jo atë.

Pas shtypjes së butonit Click to Pay menjëherë ju shfaqet tabela e mënyrës së dërgesës me opsionin automatik të dërgesës dhe shumën e saj, por në rast se dëshironi të vini ta merrni vetë porosinë duhet të shtypni markoni Local Pickup. Më pas shtypni butonin Vazhdoni te Pagesa, siç paraqitet në pamjen e mëposhtme.

Më pas del tabela për plotësimin e të dhënave ku duhet të dërgohet porosia juaj.

Pas plotësimit të të dhënave arrijmë tek mënyra e pagesës. Keni tre mundësimi pagese. E para është me Direct bank transfer dhe kryesisht preferohet për klientë jashtë Shqipërisë, për të cilët mundësia e pagesës me cash nuk mund të bëhet. E dyta është mënyra Cash on Delivery, që do të thotë se e paguani në momentin kur porosia ju vjen tek adresa dhe kryesisht preferohet për klientë brënda Shqipërisë dhe në Kosovë. E treta është mundësia e pagesës me Payooner dhe që kryesisht është për klientë jashtë Shqipërisë. Pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës shtypni butonin Bëje Porosinë dhe porosia juaj u krye.

Ju mbetet tani vetëm të prisni për dorëzimin e saj nga shërbimi postar.

Qëllimi ynë kryesor është të plotësojmë dëshirat e klientëve tanë dhe mendimi juaj është shumë i rëndësishëm për ne, kjo na shtyn të punojmë dhe të përpiqemi më shumë. Ju mirpresim.

 

Categories: Uncategorized