Ekzistenca e dyqaneve të antikuareve nëpër qytete të ndryshme shqiptare është disi e vogël dhe kjo vjen si rrjedhojë e pengesave të ndryshme që has ky biznes interesant kulturor. Vlerësimi i antikuareve zakonisht është i padrejtë, i manipuluar, në dëm të poseduesit të tyre. Tashmë nëpërmjet faqes, koleksion.al, i jepet gjithkujt mundësia që të vlerësojë (kur është e munduar) antikuaret që posedon. Ne bazohemi në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar dhe gjithashtu mbi bazën e kërkesës që secili produkt ka. Kjo do mundësojë që shitja e antikuareve tuaja të bëhet në mënyrën më të drejtë të mundshme. Vlerësimi është më i thjeshtë për kategoritë e ndryshme të antikuareve shqiptare, si monedha, kartmonedha, pulla, piktura, fotografi, kartolina, vinile, postera, dokumenta të ndryshme, libra, revista etj. Kështu që mos hezitoni dhe bëhuni pjesë e familjes koleksion.al dhe të na kontaktoni.

Ju mund të na kontaktoni tek emaili ynë: info@koleksion.al ose në messengerin e faqes

Faleminderit